Dërguti: Nga ligji për fertilizim mund të përfitojnë trafikantët e fëmijëve, ja pse

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti nëpërmjet një reagimi në Facebook ka komentuar mbi Ligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar.

Ajo ka thënë se ky ligj është problematik sa i përket nënave surrogate, pasi sipas saj gratë e varfra.

Sipas saj, ato do të “shndërrohen në fabrika të fëmijëve për çiftet e pasura, pa e marrë në konsideratë lidhjen emocionale të nënës surrogate të cilën e krijon me fëmiun që e mban dhe e ushqen për nëntë muaj në trupin e saj”.

Dërguti gjithashtu thotë se ky ligj gjithashtu rrezikon që të përfitojnë rrjetet kriminale, që sipas saj bëhen gati për trafikim e skllavëri moderne.

Ky është reagimi i saj:

Ligji për fertilizim të asistuar është posaçërisht problematik sa i përket nënave surrogate. Thjeshtë, gratë e varfëra shndërrohen në fabrika të fëmijëve për çiftet e pasura, pa e marrur në konsideratë lidhjen emocionale të nënës surrogate të cilën e krijon me fëmiun që e mban dhe ushqen për nëntë muaj në trupin e saj. Kur ia shtojmë krejt kësaj mundësinë e përfitimit, rrjetet kriminale bëhen gati për trafikim e skllavëri moderne.

Leave a Reply

Your email address will not be published.