Prishtinë: Rrahje mes disa personave, dy prej tyre arrestohen

Dy persona janë arrestuar për shkak se ishin përfshirë në një rrahje mes disa personave.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:30 në rrugën “Gustav Majer”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë incidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se ishin përfshirë në një rrahje mes disa personave. Gjatë incidentit një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollit tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published.