Haradinaj i reagon Muhaxherit për demarkacionin: Kur ta lënë “kopilin te dera” duhet të merresh me të

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherit, në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas një shkrimi ne facebook Hradinaj, ka thënë se Muhaxheri i ka lënë fajin për demarkacionin vetëm atij, “paska folur Gazmend Muhaxheri edhe një herë për demarkacionin duke ma ngarkuar në qafë veç mua” ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij demarkacioni është një “kopilin që i është lënë te dera” dhe se është dashur që të merret më të.

Tutje Hradinaj ka shkruar se ai dhe partia e tij kanë qenë krejtësisht të vetëm në këtë çështje dhe se kanë bërë aq sa kanë mundur, sipas tij duke e rikthyer demarkacionin në procedurë korrigjimi.

Postimi i plotë:

Paska folur Gazmend Muhaxheri edhe një herë për demarkacionin duke ma ngarkuar në qafë veç mua. Ani se populli thotë “gjuha prej tuli është”, zoti Muhaxheri duhet ta dijë se kur ta lënë “kopilin te dera”, duhet të merresh me të, e ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush na e la kopilin e demarkacionit te dera.
Unë dhe partia ime, duke qenë krejtësisht vetëm në këtë temë, kemi bërë aq sa ka qenë e mundur, duke e rikthyer demarkacionin në procedurë korrigjimi, kjo duke e siguruar edhe pajtimin e Malit të Zi. Mirë do të ishte të flasë për ata që e kanë gatuar edhe asociacionin edhe demarkacionin, e jo ta drejtojë gishtin nga ata që janë mundu ta ndreqin edhe të pandreqshmen!

Leave a Reply

Your email address will not be published.