Opinionisti, Nexhemedin Spahiu, ka publikuar një video të realizuar më 2007, ku shihet duke dhënë një intervistë.
Në këtë video, Spahiu ka treguar arsyet se pse ka dështuar integrimin e veriut të Kosovës dhe çka parashikonte në atë kohë një vit para shpalljes së pavarësisë.
Spahiu ka lënë në faj klasën politike, që sipas tij, nuk pranonte qasjen e tij.
“Ja përse dështuam në integrimin e Veriut të Kosovës. Pikërisht që klasa politike e Kosovës nuk e pranonte qasjen time që nga 1999. Shikone këtë video të para 16 viteve 02.02.2007.” – ka shkruar ai në mbishkrimin e videos të cilën mund ta shikoni më poshtë.