/

‘Bomba’ e PSG-së në verë: Haaland dhe dy yje të tjerë në Parc des Princes

Paris Saint-Germain iu dha një goditje e rëndë të mërkurën e javës së kaluar, kur u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munich. Thashethemet filluan pas humbjes së tyre 2-0 në Mynih në lidhje me të ardhmen e superyjeve si Kylian Mbappe , Lionel Messi dhe Neymar.

Ndërkohë, Erling Haaland është lidhur me një kalim te kampioni në fuqi i Ligue 1.

Sipas La Razon, në Paris ata kanë filluar të ngopen me lëndimet e Neymarit dhe paraqitjet e fundit të Messit.

Ata besojnë se largimet e mundshme të dy yjeve të PSG-së mund të jenë zgjidhja më e mirë për klubin, i cili po përgatit ndryshime të mëdha në verë.

Mediat franceze kanë raportuar se PSG dëshiron të marrë Haalandin, në përpjekjen e tyre për të krijuar një partneritet të frikshëm sulmues me Mbappen.

PSG-ja do të ishte e interesuar të aktivizonte klauzolën e norvegjezit, e cila vlerësohet në 200 milionë euro dhe ata mund ta kompensojnë duke larguar Neymarin dhe Messin.

Kështu e bëri të ditur edhe Daniel Riolo në Radio Monte Carlo (RMC).

Ndërkohë, L’Equipe ka raportuar se drejtori sportiv Luis Campos ka vendosur në radarin e tij mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva, sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen dhe sulmuesin e Benficas, Goncalo Ramos .

Nëse Haaland transferohet në Paris, Messi ose Neymar në mënyrë të pashmangshme do të duhet të largohen pasi PSG-së do t’i duhet të ketë kujdes me Fair Play-in Financiar.

Sipas Le Parisien, paga e ekipit është afër 700 milionë euro – më e larta në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.