Gazmend Hoxha merr zyrtarisht detyrën si drejtor i përgjithshëm i Policisë

Këtë të hënë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, u organizua ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Detyrën atij ia dorëzoi, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti.

“Të pranishëm në ceremoni të pranim-dorëzimit ishin stafi i lartë menaxhues si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën z.Hoxha, duke i uruar shumë suksese në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, si dhe duke i ofruar përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Emërimi i drejtorit të ri është bërë 6 muaj pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Për këto 6 muaj, Policia e Kosovës, kishte funksionuar me ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm.

Mehmeti kishte dhënë dorëheqje pas rastit të dhunimit të 11 vjeçare nga disa persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.