Në vend të pranimit teknik, kompanitë ndërtimore në Kosovë po kalojnë në legalizim

Tërmetet mbeten “testuesit” e vetëm të objekteve që janë ndërtuar në dy dekadat e pas luftës në Kosovë, ku janë shpërfillur shpesh rregulla bazë të ndërtimit, raporton DTV.

Halim Sinani, është me profesion inxhinier i ndërtimtarisë. Ai është banor në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku në vitin 2010 kishte blerë një banesë derisa po ndërtohej. Por, që nga ajo kohë ai ende nuk ka arritur ta bëjë bartjen e pronësisë së banesës që ka blerë.

“Kjo banesë që 10 vite është në funksion. Por investitori nuk iu ka përgjigje qysh duhet në këtë banesë. Pikë së pari tash me Termokosin kemi pasë problem. Banesën e kemi ble në ndërtim. Mas kontratës kemi banu këtu. Ka pasë mirëmbajtjen deri në shtator 2022”, thotë ky banor.

Para një viti, sipas tij, ndërtuesi kishte ftuar banorët që të koordinoheshin rreth pranimit teknik. Por, ai kishte ndryshuar planin dhe kishte filluar procesin e legalizimit, raporton DTV.

Në vend të pranimit teknik, kompanitë kalojnë në legalizim.

Sinani thotë se është e pakuptimtë që një objekt që është ndërtuar me leje tashmë duhet t’i nënshtrohet procesit të legalizimit, në vend se i njëjti të pranohej teknikisht.

“Ky qetash veç po thotë objektin e kam kalu në legalizim. Objekti duhet me shku në pranim teknik e jo në legalizim. Shpenzimet i kemi pagu vet individualisht, ai arsye të kota po jep pse ka kalu në legalizim…”, thotë ai.

Ajo që e pengon Sinanin dhe familjen e tij është fakti se ata nuk zotërojnë ende pronësinë për banesën pavarësisht çmimit që kanë paguar.

“Na pengon me dashtë me shitë banesën; as baba jem mu nuk mun me ma qitë në emër temin. Pronësia është vetëm me kontratë”, thotë ai.

Arbër Sadiki është drejtor i urbanizmit në Prishtinë. Ai thotë se shumë kompani është fakt që nuk e përmbyllin ciklin e pajisjes me dokumentacion nga marrja e lejes ndërtimore deri tek pranimi teknik. Arsyet për këtë, sipas Sadikit janë të ndryshme.

“Ky zinxhiri deri te leja përdorimit ku mbyllet komplet cikli dhe një ndërtesë futet në funksion është një zinxhir që jo lehtë kontrollohet…”, thotë drejtori Sadiki.

Një objekt që nuk është i pranuar teknikisht, ligjërisht nuk ka përmbushur kushtet për të qenë i banueshëm.

Tërmeti në Turqi ka ngritur dilema te shumë banorë të objekteve banesore sa i përket sigurisë së këtyre objekteve.

Situatë e ngjashme me Prishtinën sa i përket mbikëqyrjes është edhe në komunat tjera. Asamblistë dhe aktivistë komunalë të Fushë Kosovës thonë se edhe në këtë komunë ka pasur ndërtime pa asnjë kriter dhe ka munguar mbikëqyrja.

“Ka shumë objekte në Komunën e Fushë Kosovës që kanë mbetur pa pranim teknik por ka edhe objekte që kanë mbetur përgjysmë. Me gjithë këtë ndërtim ju mungon edhe pranimi teknik. Ka edhe objekte të banueshme që nuk iu ka ba pranimi teknik”, thotë Durim Hajra, asamblist në komunën e Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në vend të pranimit teknik, kompanitë ndërtimore në Kosovë po kalojnë në legalizim.

Tërmetet mbeten “testuesit” e vetëm të objekteve që janë ndërtuar në dy dekadat e pas luftës në Kosovë, ku janë shpërfillur shpesh rregulla bazë të ndërtimit, raporton emisioni “Udhëve” në televisionin publik të Kosovës.

Halim Sinani, është me profesion inxhinier i ndërtimtarisë. Ai është banor në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku në vitin 2010 kishte blerë një banesë derisa po ndërtohej. Por, që nga ajo kohë ai ende nuk ka arritur ta bëjë bartjen e pronësisë së banesës që ka blerë.

“Kjo banesë që 10 vite është në funksion. Por investitori nuk iu ka përgjigje qysh duhet në këtë banesë. Pikë së pari tash me Termokosin kemi pasë problem. Banesën e kemi ble në ndërtim. Mas kontratës kemi banu këtu. Ka pasë mirëmbajtjen deri në shtator 2022”, thotë ky banor.

Para një viti, sipas tij, ndërtuesi kishte ftuar banorët që të koordinoheshin rreth pranimit teknik. Por, ai kishte ndryshuar planin dhe kishte filluar procesin e legalizimit, raporton DTV.

Në vend të pranimit teknik, kompanitë kalojnë në legalizim.

Sinani thotë se është e pakuptimtë që një objekt që është ndërtuar me leje tashmë duhet t’i nënshtrohet procesit të legalizimit, në vend se i njëjti të pranohej teknikisht.

“Ky qetash veç po thotë objektin e kam kalu në legalizim. Objekti duhet me shku në pranim teknik e jo në legalizim. Shpenzimet i kemi pagu vet individualisht, ai arsye të kota po jep pse ka kalu në legalizim…”, thotë ai.

Ajo që e pengon Sinanin dhe familjen e tij është fakti se ata nuk zotërojnë ende pronësinë për banesën pavarësisht çmimit që kanë paguar.

“Na pengon me dashtë me shitë banesën; as baba jem mu nuk mun me ma qitë në emër temin. Pronësia është vetëm me kontratë”, thotë ai.

Arbër Sadiki është drejtor i urbanizmit në Prishtinë. Ai thotë se shumë kompani është fakt që nuk e përmbyllin ciklin e pajisjes me dokumentacion nga marrja e lejes ndërtimore deri tek pranimi teknik. Arsyet për këtë, sipas Sadikit janë të ndryshme.

“Ky zinxhiri deri te leja përdorimit ku mbyllet komplet cikli dhe një ndërtesë futet në funksion është një zinxhir që jo lehtë kontrollohet…”, thotë drejtori Sadiki.

Një objekt që nuk është i pranuar teknikisht, ligjërisht nuk ka përmbushur kushtet për të qenë i banueshëm.

Tërmeti në Turqi ka ngritur dilema te shumë banorë të objekteve banesore sa i përket sigurisë së këtyre objekteve.

Situatë e ngjashme me Prishtinën sa i përket mbikëqyrjes është edhe në komunat tjera. Asamblistë dhe aktivistë komunalë të Fushë Kosovës thonë se edhe në këtë komunë ka pasur ndërtime pa asnjë kriter dhe ka munguar mbikëqyrja.

“Ka shumë objekte në Komunën e Fushë Kosovës që kanë mbetur pa pranim teknik por ka edhe objekte që kanë mbetur përgjysmë. Me gjithë këtë ndërtim ju mungon edhe pranimi teknik. Ka edhe objekte të banueshme që nuk iu ka ba pranimi teknik”, thotë Durim Hajra asamblist në komunën e Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.