Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot do të mbajë konferencë për media.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku është shtuar se, konferenca do të mbahet në hollin e Kuvendit.
Pos kësaj, shtohet se konferenca do të fillojë nga ora 11:00. Megjithatë, arsyet e kësaj konference nuk janë bërë ende të ditura.
‘‘Të nderuara media, Sot me fillim në ora 11:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës’’, thuhet në komunikatë.