Policia po heton një aksident mes tri automjetesh në Vushtrri, ku mbetën të lënduar katër persona

Një aksident trafiku mes tri automjetesh ndodhur dje në Vushtrri, ka rezultuar me katër persona të lënduar të cilëve iu është dhënë trajtim mjekësor.

Policia raporton se rasti është duke u hetuar, teksa të lënduarit janë, dy drejtues të automjeteve dhe dy pasagjerë, transmeton DTV.

Aksidenti siç specifikon policia, ndodhi në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku ishin të përfshira tri automjete me targa vendore me drejtues dy meshkuj dhe një femër kosovare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.