Reagon Përparim Gruda në lidhje me shkarkimin e kryeinspektorit Topalli: Ajo që duhet të shkarkohet është Minstrja e Drejtësisë

Përparim Gruda,  koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë (KQM) në PDK, ka reaguar në lidhje me shkarkimin e kryeinspektorit Ylber Topalli, nga Ministria e Drejtësisë.

Ai ka shkruar se Topalli ka paguar lirinë e Kosovës me gjymtyrët e tij dhe se shkakrimi i tij, sipas Grudës, është një goditje e ulët që bëhet ndaj tij dhe një tentim nga ministrja Albulena Haxhiu për të ikur përgjegjësisë.

Ai tutje ka thënë se për këtë rast duhet që të shkarkohet ministrja Albulena Haxhiu.

“Albulena Haxhiu është tash e dy vite Ministre e Drejtësisë, deri tani Ylber Topalli nuk ishte problem, tani që u zhduken mostrat brenda Ministrisë së Drejtësisë, do të krijojë një fajtor, të zhvendosin fajësinë. Ajo që duhet të shkarkohet është Minstrja e Drejtësisë. “, ka shkruar ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.