Fillon protesta e punëtorëve të KEK-ut për rritjen e pagave

Qindëra punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës kanë filluar protestën në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Përmes kësaj proteste të paralajmëruar nga dje nga Sindikata e Re e KEK-ut, po kërkohet rritja e pagave të tyre.

Disa nga kërkesat e tyre janë të respektohet ligji i punës, të paguhen shujtat e ushqimeve, puna gjatë vikendit dhe rrezikshmëria në punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.