/

Hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, përballje shumë të forta

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi nuk do të ketë punë të lehtë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Reali, do të përballet me skuadrën e Chelseat për një vend në gjysmëfinale. Të premten, në selinë e UEFA është tërhequr shorti për ndeshjet çerekfinale të Championsit.

Po ashtu, edhe dueli tjetër çerekfinal, ai ndërmjet Manchester Cityt dhe Bayern Munichut, do të jetë tejet interesant në kuadër të kësaj faze nokaut. Në çerekfinale, do të kemi edhe përballje të dy skuadrave nga Serie A.

Lideri aktual i kampionatit italian, Napoli do të përballet me kampionin në fuqi të Italisë, Milanin, me ndeshjen e parë që zhvillohet në stadiumin “San Siro”.

Ndërkohë, punë paksa më të lehtë në këtë fazë do të ketë skuadra e Interit, e cila do të përballet me Benfican. Ndeshjet e parë çerekfinale, do të zhvillohen më 11-12 prill, ndërsa ato të kthimit pas një jave.

Po ashtu, të premten janë bërë të ditura edhe çiftet e ndeshjeve çerekfinale, të cilat do të luhen më datat 9-10 dhe 16-17 maj.

Fituesi i duelit çerekfinal ndërmjet Milanit dhe Napolit, do të përballet me atë të Interit dhe Benficas, ndërsa gjysmëfinalja tjetër, mund të konsiderohet si finale para finales.

Real Madridi apo Chelsea, do të përballen me fituesin e ndeshjes mes Cityt dhe Bayernit.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll të Turqisë.

Çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Real Madrid – Chelsea 

Inter – Benfica 

Man City – Bayern Munich

Milan – Napoli 

Leave a Reply

Your email address will not be published.