Presidenti maqedonas publikon pamje duke pritur Kurtin, Vuçiqin dhe Borrellin

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, ka publikuar pamjet nga pritja që u ka bërë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Presidentit serb Aleksandër Vuciqit dhe ndërmjetësuesve nga Bashkimi Evropian.

Takimi po mbahet në Ohër, ku po qëndrojnë edhe zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas, të cilët kanë shprehur kënaqësinë që janë nikoqirë të këtij takimi.

Kryeministri Kurti është deklaruar për media, para nisjes së takimeve.

Ai ka thënë se sot bisedon për planin e zbatimit të propozimit evropian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.