Gazetari Andin Lokaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për arrestimin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Lokaj, i është referuar kryeministrit me termin nënçmues “Paja Patak” – që në gjuhën serbe është përkthimi për filmin e animuar të Walt Disney, Donald Duck.
Ai e ka kritikuar Kurtin se po “e mban në burg njeriun e besueshëm të shefit të UEFA-s”.
“Paja Patak. Une nuk jom rrenc si ti. Ti e ki rrejt popullin shipc gllup mat madh ska në Botë”, ka shkruar fillimisht gazetari i sportit. “Për Pllazma keksa e ki rrejt. Allo Paja Patak. E në burg pe man njerin që osht i besushmi i Shefit të UEFA-s që ksi rrenci tvogël si ti qi je se bon hesap që ekziston”.
“Jo për naj nënqmim. Po veq që je gllup. Sdin. Edhe pse baba më ka thon kurrë mos i thuj njerit s’din, ti s’din definitivisht. E ka përjashtu hajnin mat madh Evropë, Andrea Agnelin”, ka shkruar Lokaj.
Lokaj, në disa shkrime të tjera në Facebook të mërkurën, e ka krahasuar sistemin e qeverisjes dhe të drejtësisë në Kosovë me atë të “Kim Jong” në Korenë e Veriut.