Labinot Tahiri bën thirrje për përkrahje në “Marshin për Drejtësi” më 2 prill

Më 2 prill  është paralajmëruar një marsh në nder të luftëtarëve të Kosovës.

Më poshtë gjeni postimin e këngëtarit:

🇦🇱🫶🏼2 PRILLI ËSHTË I RËNDËSISHËM🇦🇱🫶🏼

Edhe krerët e UÇK-së në atë kohë i harruan familjet e tyre për popullin dhe nënat tona që tē jetojnë sot të lira në atdheun tonë.

Një mesazh dhe thirje nga ana ime si një artist dhe qytetar i këtij atdheu!✋🏼🤝

Dy dekada më parë, politika ishte një rrugë zgjidhjeje diplomatike, e cila nuk i dhuronte dritën jeshile lirisë, në asnjë formë. Dhe kështu, bijtë e bijat e Kosovës, formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Marshi i 2 prillit, i organizuar nga familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe populli i Kosovës, nuk ka ngjyra e as nuk duhet të ketë dallime politike. Çlirimtarët tanë në Hagë janë luftëtarët e Kosovës. Ata nuk po gjykohen për parti, por për Ushtrinë që bëri luftën dhe i solli paqen Kosovës. I dashur popull, në Serbi, organizojnë protesta kundër paqes me ne e kundër njohjes sonë. Ndërsa ne, nuk jemi të gatshëm të protestojmë për drejtësinë e kërkuar, të munguar e të mohuar. Në Hagë janë udhëheqësit e luftës për Kosovën dhe udhëheqësit e shtetit të Republikës së Kosovës.

Për të larguar dyshimet, kryeministri z. Albin Kurti, mes tjerash, deklaroi: “Ish-presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, është personalitet historik!”, dhe kjo tregon qartë se në këtë marsh nuk jemi të thirrur si përkrahës të ideologjive politike, por si përkrahës të qëllimit të organizimit të luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Unë citoj: “Politika e brendshme është mënyra e gjetjes së barabarit mes anëtarëve të familjes, kurse politika e jashtme është strategjia se si duhet mbrojtur anëtarët e familjes!”

Prandaj, sinqerisht, i’u lus që masovikisht t’a përkrahim: “MARSHIN PËR DREJTËSI” MIRËNJOHJE PËR JETË. Me shumë respekt, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.