Rashiq: Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit.

Rashiq ka potencuar se nuk e di se si mund të quhet ndryshe përveç njohje “de facto” fakti që Serbia ka pranuar që t’ia njeh dokumentet Republikës së Kosovës, shkruan DTV.

“Nëse kjo nuk është njohje de facto, atëherë nuk e di se çfarë është. Çfarë duhet të ndodhë tjetër, nëse keni integruar gjithçka… Si ka mundësi që ju i njihni dokumentet e krahinës suaj jugore? , si quhet, nëse jo njohje”, ka thënë Rashiq.

I pyetur se çfarë mund të bëjë Beogradi në lidhje me hyrjen e Republikës së Kosovës në OKB, Rashiq beson se askush nuk do ta pyes Serbinë nëse ajo pajtohet me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.