Stuhia shemb çatinë e një teatri në ShBA me 260 njerëz brenda, njëri mbetet i vdekur

Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një stuhi shkaktoi shembjen e një çatie teatri në Illinois gjatë një koncerti.

Rreth 260 njerëz ishin në Teatrin Apollo, Belvidere, kur çatia u rrëzua në orën 19:55, me orën lokale, tha departamenti lokal i zjarrfikësve.

Shefi i zjarrfikësve Shaën Schadle tha se pesë persona janë në gjendje të rëndë, shkruan BBC, transmeton DTV.

Një seri tornadosh të egra shpërthyen në disa shtete amerikane të premten, duke vrarë të paktën katër persona gjithsej

Leave a Reply

Your email address will not be published.