/

Ministria e Shëndetësisë blen 780 mijë euro pajisje për IKSHPK-në

Ministria e Shëndetësisë përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, financuar nga kredia e Bankës Botërore ka nënshkruar kontrata me disa operatorë ekonomikë për furnizim me pajisje laboratorike, frigoriferë, kabinete të sigurisë, mikroskopë, material harxhuese, kite etj., ku përfitues i drejtpërdrejtë është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK).

MSh njofton se vlera e përgjithshme e kontratave e ndarë në pjesë është: 780,000.00 euro

“Në kuadër të këtij financimi, IKSHPK do të furnizohet me: Pajisje laboratorike (Inkubaktorë, Sterilizues me ajër të nxehtë, Autoklavë, Spectophotometër, Sistemi automatik i monitorimit mjedisor në kohë reale për parametrat fizikë, etj.); Frigoriferë të llojeve të ndryshme (frigoriferë +2°C to +15°C; frigoriferë -25℃; frigoriferë -80℃ etj.); Kabinete të sigurisë për mikrobiologjinë; Mikroskopë; Sistem për identifikimin automatik të mikroorganizmave dhe testeve të ndjeshmërisë; Kite dhe materiale harxhuese”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.