/

Pakënaqësitë për koeficientin, Sindikata e QKUK-së proteston të mërkurën

Sindikata e QKUK-së të mërkurën do të protestojë nga ora 10:00 deri në 10:30 në lidhje më pakënaqësitë për koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor.

Pakënaqësi ka edhe për heqjen e shtesave për shujtë, rrezikshmëri dhe stazh të punës.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të SH.S.QKUK me datë 03/04/2023 u vendos qe me dt 05.04.23 ne orën 10 deri 10 e 30 të mbahet protestë senzibilizuese lidhur me paknaqësitë në lidhje me koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shendetësor,paknaqësitë lidhen edhe me heqjen e shtesave :shujtës ,rrezikshmërisë,stazhit të punës . Protesta do të mbahet para hyrjes së adminstratës qendrore të SHSKUK. Thrasim të gjithë të pa knaqurit për pejsëmarje në këtë protestë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.