Emri i UÇK -së, përkrahja mbarëpopullore për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hage, tubimi më i madh në historinë e Kosovës, mbajtur më 2 prill, në mbështetje të tyre – i ka bashkuar të gjithë horrat, frikacakët të cilëve iu ka ikur çasti historik, nipa e mbesa jugosllavësh, serbofilë, kodoshë e prostituta publike për t’i bërë luftën rilindjes së akronimit më të shenjtë për shqiptarët të Kosovës.
Të vetëdijshëm se kjo ishte protestë edhe kundër regjimit të çoroditur të Albin Kurtit, tash e disa ditë të tillët nuk po e fshehin panikun, mllefin dhe urrejtjen nëpër debate televizive dhe rrjete sociale.
Ju kuptojmë në vuajtjet tuaja, por s’mund t’ju ndihmojmë. Fatmirësisht jeni të përkohshëm. Si bërlloku që mblidhet për një far kohë skaj rruge, e kur shërbimet komunale e largojnë, harrohet që ishte aty. Njësoj, edhe ju. Mbeteni vetëm një episod i shëmtuar i përditshmërisë sonë.
Fatkeqësisht për juve, UÇK-ja, bashkë me ata që e krijuan dhe e udhëhoqën, mbesin të përjetshëm në historinë e Kosovës…