Avokati i Popullit sot pritet ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat.
Sipas Avokatit të Popullit ky ligj do të dërgohet në Kushtetuese pasi që janë paraqitur afër 100 ankesa kundër Ligjit të Pagave, raporton DTV.
Ligji i Pagave u miratua në Kuvendin e Kosovës më 5 shkurt të këtij viti me 63 vota pro asnjë kundër dhe asnjë apstenim.
Partitë opozitare nuk e votun këtë ligj pasi që sipas tyre vlera e koeficientit duhet të ishte më e lartë.