Arrestohet një grua në Pejë, e rrahu babanë

Një grua është arrestuar të premten, rreth orës 13, në Pejë, pasi dyshohet se e ka rrahur babanë.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërkaq edhe e dyshuara pas vendimit të prokurorit për ndalim, është dërguar në Spitalin e Pejës për shkak të problemeve shëndetësore.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr vendim mbi ndalimin e të dyshuarës dhe e njëjta është dërguar në spitalin e Pejës pasi ka probleme shëndetësore”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.