Krasniqi e pret në takim Dritan Abazoviqin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi e ka pritur në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, raporton DTV.

Abazoviq ka mbërritur në Prishtinë gjatë së enjtes dhe vizitoi objektet fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë si dhe Katedralen Nënë Tereza.

Kryeministri i Malit të Zi gjithashtu takoi edhe ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Po ashtu, Abazoviq do të takojë zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, grupin multietnik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe ministrat nga komunitetet jo shumicë.

Kryeministri Abazoviq do të takohet me Gjeneralin e KFOR-in Michelle Rastuçia dhe do vizitojë Galerinë Kombëtare të Kosovës i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Sportit dhe Rinisë, Hajrulla Çeku, dhe drejtoreshën e Galerisë Kombëtare, Alisa Gojani.

Abazoviq gjatë vizitës së punës në Kosovë do ta vizitojë Pejën, ku do të takohet me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri dhe do ta shoh nga afër zbatimin e projekti të IPA-s, i cili po realizohet ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Abazoviq do të vizitojë Rezidencën historike të Ibrahim Rugovës dhe do bëj homazh te varri i tij në Prishtinë, si dhe do bëj homazhe te varri i profesorit universitar dhe poetit nga Ulqini, Basri Çapriqit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.