Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ka bërë një reagim pasi Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarsimit në Këshillin e Evropës.
Ajo thotë se besimi i pakontestueshëm në demokraci e paqe, bashkëpunimi i ngushtë e i përhershëm me aleatët tradicionalë ndërkombëtarë, dhe konstruktiviteti i qëndrueshëm në dialogun me Serbinë e kompromiset e dhimbshme sollën këtë rezultat.
Mes tjerash, ish-ministrja ka përgëzuar institucionet e Kosovës për këtë hap të rëndësishëm sot.
Shkrimi i plotë:
Besimi i pakontestueshëm në demokraci e paqe, bashkëpunimi i ngushtë e i përhershëm me aleatët tradicionalë ndërkombëtarë, dhe konstruktiviteti i qëndrueshëm (e besa edhe kompromiset e dhimbshme) në dialogun me Serbinë – sollën përfundimisht rezultatin e sotëm ku Republika e Kosovës është proceduralisht me një këmbë brenda Këshillit të Evropës!
(Fotografi e vitit 2011 në vizitë studimore në KE, Strasburg, Francë).