/

Viktoria e Big Brother: “Familja e të dashurës nuk po më don më prej që po më njeh krejt Kosova”

Ish-banori i “Big Brother Kosova”, Edon Shileku, ka treguar se pjesëmarrja në Big Brother Kosova, ku ai tregoi hapur orientimin e tij seksual, i ka nxjerr problem me familjen e të dashurës.

Ai ka zbuluar se ka probleme me familjen e Lisës për shkak famës që ka marrë pas daljes nga Big-u, dhe “artit” si Viktoria që realizonte.

“Kam pak probleme me familjen e saj ata nuk po më dojnë. Më kanë dashtë para se me hi Big Brother, i kanë ditë krejt senet për mu. Mirëpo fakti që është bë e madhe e që krejt Kosova tash pe dinë, për ta është problem“, ka thënë Shileku.

“Është shumë e rëndësishme me pa qysh po trajtohen çifti njëri me tjetrin, sa po e dojnë e dëgjojnë njëri-tjetrin… Unë e trajtojë si princeshë Lisën”, ka thënë ai derisa u ka bërë thirrje familjarëve të saj të ndryshojnë mendje.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.