/

Zemaj: Derisa Qeveria t’i rehatojë militantët, gjendja në QKUK vazhdon të jetë e mjerueshme

Deputeti i LDK-së, njëherit dhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës Armend Zemaj  ka thënë se derisa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, t’i rehatojë apetitet e militantëve partiak në Bord të SHSKUK-së, gjendja në  QKUK vazhdon të jetë e mjerueshme.

Ai ka publikuar dhe një foto në Facebook, ku shihet numër i madh i qytetarëve, të cilët presin për të kryer vizita.

“Derisa Qeveria dhe MSH t’i rehatojnë apetitet e individëve militant politik me konflikt interesi për anëtar të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar dhe po ashtu këtë institucion e lënë me ushtrues detyre, sot, kjo është gjendja e mjerueshme e menaxhimit në QKUK”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.