Hapet Panairi “Prishtina 2023”, Rafuna e quan mundësi për prodhuesit që të promovohet e gjejnë tregje të reja

Panairi i përgjithshëm Ndërkombëtar Ekonomik “Prishtina 2023”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës ka hapur dyert të mërkurën, raporton DTV.

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, tha se Panairi do të jetë i hapur për katër ditë radhazi dhe se është shumë i rëndësishëm për bizneset kosovare.

Përmes tij, siç tha Rafuna, këto biznese mund të gjejnë bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe ta zgjerojnë kompaninë e tyre.

Ai tha se kjo ngjarja mbledhë ndërmarrësit vendës dhe ndërkombëtarë nga të gjithë sektorët në kërkim të mundësive të reja për të zgjeruar bizneset e tyre dhe promovuar ato.

Këtë vit, panairi po mbahet në qendrën tregtare  Prishtina Mall nga ora 10:00-18:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.