Krasniqi: Qeveria abuzimet më të mëdha i ka bërë në sektorin e energjisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti abuzimet më të mëdha i ka bërë në sektorin e energjisë, raporton DTV.

Ai në Kuvendin e Kosovës në debatin parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik, tha se Qeveria duhet ta shkarkonte Ragip Krasniqin menjëherë.

“Është e rëndësishme sepse po flasim për dyshime e keqpërdorime marramendëse të cist nuk janë të papritura për sektorin energjetik. Në momentin që është arrestuar kryeshehfi, është dashur Qeveria ta shkarkojë. Janë akuza të rënda, është e padrejtë duke thënë se është burrë i mirë, askush nuk po e dyshon ashtu mund të jetë në shtëpi”.

“Aty është për t’i kryer detyrat e tij siç i takon. Sikur të ishte skandali i parë i vetëm i kësaj qeverie ndoshta do të koshim dyshime por jo”, tha Krasniqi.

“Spitali pedriatik ka kushtuar 20 milionë eruo dhe sa spitale do të ndërtoheshin sikur Nagipi e shokët e tij nuk i koshin keqpërdorur ato qindra miliona euro”.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.