Shala: Menaxhmenti përfitoi nga resurset e KEK për interesa të VV-së

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, tha se menaxhmenti i KEK-ut ka përfituar materialisht nga asetet dhe resurset e kësaj ndërmarrje për interesa individuale dhe grupore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shala ka drejtuar kritika edhe ndaj Ministrisë së Ekonomisë, duke thënë se mbulonte veprimet e menaxhmentit të KEK, raporton DTV.

“Fatkeqësisht parim bazë i këtij menaxhmenti rezulton të jetë përfitimi material në mënyrë të organizuar në asestet dhe resurset e KEK’ut për interesa individuale dhe grupore të Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Kryeministrin Albin Kurti. Për të arritur synimet e veta, ky menaxhment me mbështetje të plotë deri në naivitet të Ministrisë së Ekonomisë, menaxhmenti i KEK shfrytëzoi situatën e krizës globale për lojëra dhe tregtim të energjisë me ndërmarrje tregtare brenda dhe jashtë vendit”.

“Duke shpallur me qindra miliona euro tenderë njëburimorë, duke vonuar remontet e termocentrale deri në 40 mijë orë pune jashtë normativit teknik, shih bllokun A5, njëjtë dhe me bllokun B2, si rezultat i keqmenaxhimit të procesit të prodhimit, shkaktohen defekte dhe pastaj angazhohen ekspertë të jashtëm ku paguhen 12 mijë euro dita”.

“Menaxhmenti i KEK në mënyrë permanente dhe sistematike mbulohej nga Ministria e Ekonomisë, duke shpalllur shtatë herë gjendje emergjente, me të vetmin rezultat, shmangjen e procedurave të konkurrencës dhe lënien e hapësirës për negociayta në mënyrë direkte”.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.