KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçje për qytetarët që nuk i paguajnë faturat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që t’i paguajnë faturat e ujit.

KRUP, ka bërë të ditur se qytetarët që nuk i paguajnë shpenzimet e ujit, do të shkyçen nga shërbimet e furnizimit me ujë, raporton DTV.

Kompania i është drejtuar qytetarëve me thirrjen për t’i paguar qysh nga sot faturat, pasi që janë duke vazhduar në mënyrë intensive me shkyçje nga rrjeti.

“Ju që nuk jeni pagues të rregullt apo fare, të pagesave për shpenzimin e ujit, me keqardhje ju informojmë që do të shkyçeni nga shërbimet e furnizimit me ujë. Filloni nga sot, sepse ne jemi duke vazhduar intensivisht me shkyçje nga rrjeti i shërbimeve të ujit”, ka shkruar kompania në një postim në Facebook.

KRUP ka thënë se janë të pa kompromis ndaj konsumatorëve ilegal dhe atyre që nuk paguajnë për shërbimet e ujit.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.