Konfirmohet takimi ndërmjet shefit të AKI-së dhe kryetares së Kushtetueses, bëhen të ditura arsyet

Shefi i AKI-së, Petrit Ajeti e ka konfirmuar takimin me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, por i njëjti ka thënë se takimi nuk ka pasur të bëjë me atë çfarë është raportuar në media.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, njëherit nënkryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, pas raportimit të shefit të AKI-së, Petrit Ajeti në këtë komision.

“Shefi i AKI-së, Petrit Ajeti e ka konfirmuar takimin me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, e ka konfirmuar se e ka takuar kryetarin, nuk ka të bëjë me atë çfarë është raportuar në media, qëllimi ka qenë ruajtja e kredibilitetit të vendit”.

Ditë më parë në media u raportua, se shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, për ta informuar këtë të fundit për gjyqtarët e Kushtetueses se kinse janë përfshirë në krim dhe po shantazhohen nga jashtë me qëllim që të merret një vendim për ta rrëzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi u raportuat të ketë ndodhur në ditën e fundit të marsit 2023.

Aty, sipas  raportimeve që ishin bërë, shefi i inteligjencës i kishte dorëzuar kryegjyqtares kushtetuese një memo me elemente të dyshuara shantazhuese për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Këto pretendime ishin mohuar nga kreu i AKI-së.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.