Maliqi: Drejtori i arrestuar i KEK-ut vjen nga LVV-ja, ja pse po bëhet zhurmë e madhe

Analistja politike, Afërdita Maliqi në emisionin Puro Debat të Milaim Zekës, që transmetohet në DTV, ka folur për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo thotë se kjo është arsyeja që është shkaktuar zhurmë e madhe pas arrestimit të tij.

Maliqi thekson se LVV-ja që ka ardhë me kauzën kundër korrupsionit në pushtet, tash po i dalin njerëz me afera shumë të mëdha.

Ajo përmend Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin.

Sipas saj, nuk ka ndodhur më herët me dal kryeministri me dal e me i mbrojtë të arrestuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.