Policia ndalon dy serbë në Zubin Potok, tentuan ta kalonin ilegalisht kufirin

Policia ka ndaluar, të dielën rreth orës 19, dy shtetas serbë në Izvore të Zubin Potokut, pasi tentuan ta kalonin ilegalisht kufirin.

“Polica ka ndaluar automjetin citroen me drejtues mashkull K-Serb dhe pasagjeren femër K-serbe, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin e Serbisë – Republika  Kosovës. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.