Sipas sondazhit të WiwiBloggs, Shqipëria nuk shkon në finalen e ‘Eurovision 2023’

Shqipëria do të prezantohet në natën e dytë gjysmëfinale të Euovision 2023, më datë 11 maj.

Në këtë natë do të konkurrojnë gjithsej 16 shtete, ku vetëm 10 prej tyre do të kenë mundësinë që të shkojnë në finalen e madhe.

Për përzgjedhjen do të votojë publiku dhe juria, ku secili nga ta do të ketë nga 50 për qind të peshës në verdiktin final.

Shqipëria sivjet përfaqësohet në festivalin evropian nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”, të cilën kanë zgjedhur që ta këndojnë në gjuhën e tyre amtare.

Por sondazhet e WiwiBloggs, e cila është faqja më e madhe dedikuar Euroisionit, nuk po e nxjerr si finaliste këngën reprezantuese të Shqipërisë.

Në një votim të hapur online, vizitorët e WiwiBloggs janë pyetur se kush mendojnë se do të kalojë në finalen e madhe.

Dhjetë shtetet e para që kanë marrë më së shumti vota janë: Austria, Sllovenia, Armenia, Lituania, Gjeorgjia, Australia, Estonia, Qipro, Belgjika dhe Islanda.

Ndërkohë Shqipëria rezulton në këtë votim e trembëdhjeta me vetëm 3.35 për qind të votave në total.

Gjithsesi, finalistët do të përzgjidhen vetëm kur të hapet votimi në netët gjysmëfinale nga publiku dhe juria. 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.