//

Luizi zbulon pse nëna e tij nuk ishte e pranishme në ceremoninë e kurorëzimit

Ditën e shtunë Kiara dhe Luizi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Pas propozimit të këngëtarit, në finale e ‘Big Brother VIP’ ata u bënë ligjërisht burrë e grua në një ceremoni të bukur në Bashkinë e Tiranës.

Në ceremoni ishin të pranishëm njerëzit më të afërt të Kiarës, por ra në sy mungesa e familjes së Luizit. Nëna e tij ishte në gjysmëfinale në shtëpinë e famshme për të surprizuar të birin, takoi Kiarën një ditë më vonë, por nuk ishte në ceremoni.

E po ashtu as motra e tij. Kjo bëri që ndjekësit të pyesin se pse ata nuk ishin të pranishëm në këtë ditë kaq të veçantë.

Përgjigjen duket se e ka dhënë Luizi. Në një intervistë me ‘Top Channel’ në after-partyn e Big Brother, ai ka thënë se shkoi të dielën në Shkodër sepse kishte nënën sëmurë.

Luizi deklaroi se shkoi në shtëpi, bëri dush dhe u nis menjëherë në agim. Kështu, ai ka lënë të kuptohet se kjo ishte arsyeja pse ajo nuk kishte shkuar në ceremoni.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.