Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK janë përzgjedhur shefat për 10 reparte, një prej tyre është edhe Curr Gjocaj, ish-drejtori i SHSKUK-së.
Ish-drejtori i SHSKUK-së Curr Gjocaj është një nga shefat e përzgjedhur në konkursin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, shkruan DTV.
Gjocaj kishte kandiduar në tre reparte, ndërsa është përzgjedhur shef i repartit të pranimit dhe ambulancave specialistike nga komisioni i cili është udhëhequr nga drejtori i klinikës Zef Ndrejaj.
Në repartin e Patologjisë së Barrës shef është përzgjedhur gjinekologu Naser Rafuna, ndërsa në reparti i Infertilitetit me FAM do të udhëhiqet nga Leandrit Bejtullahu.
Shpresa Musolli-Krasniqi është shefja e re e Sallave të Lindjes, ndërsa reparti i Lehonave me Sekcio do të drejtohet nga Sahadete Shala.
Gjinekologu Afrim Veliu do të udhëheq sërish repartin Paranatal, ndërsa Sabedin Fejzullahu është përzgjedhur në Onkologji.
Reparti i Lehonave do ta ketë shefe Igball Gerbeshi-Musliun, ndërsa në Konservativë është përzgjedhur Vlora Ademi-Ibishi.
Reparti i operativës ku kryhen operacionet e rënda do të udhëhiqet nga gjinekologia Nexhmije Spahija.
Në këtë klinikë po ashtu janë publikuar edhe rezultatet e konkursit për kryeinfermiere. Sabrije Obertinca është përzgjedhur sërish në pozitën e kryeinfermieres së klinikës, ndërsa Sevime Kamberi-Bajqinovci kryeinfermiere në repartin e Patologjisë.
Melihate Rexhepi është kryeinfermiere në Konservativë, ndërsa Gjejlane Gjaka në ambulanca specialistike.
DTV