Një aksion i hershëm i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka nisur në Gllarevë të Klinës.
Pesë lokacione janë bastisur në këtë aksion, tri shtëpi, një restorant dhe një auto servis i veturave.
Burimet e DTV bëjnë të ditur se në këtë aksion është bastisur edhe shtëpia e zyrtares së LDK-së, ish-deputetes së VV-së e PSD-së, Shqipe Pantinës.
Në pyetjen e gazetares për bastisjen e shtëpisë së vëllaut të saj, Pantina ka dhënë këtë përgjigje.
“Nuk është bash qashtu, vëllaun e kam në spital. Nuk kam koment”, ka thënë Pantina.
Bujar Pantina duke tentuar të shmangë arrestimin nga Policia, ka kërcyer nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital.
DTV