Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli, ku si pasojë janë lënduar dhjetëra persona.
Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli, ku si pasojë janë lënduar dhjetëra persona.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se në aksident janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore” tha ai.