U lëndua duke ikur nga Policia, Pantina: Vëllau im i përgjumur ngatërroi daljen nga dhoma

sh-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka reaguar pas disa raportimeve të djeshme se vëllau i saj është lënduar pasi ka kërcyer nga lartësia në shtëpinë e tij për t’i ikur policisë. Pantina ka shkruar se ai gjysmë i përgjumur ngatërroi daljen nga dhoma.

 

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka reaguar pas disa raportimeve të djeshme se vëllau i saj është lënduar pasi ka kërcyer nga lartësia në shtëpinë e tij për t’i ikur policisë. Pantina ka shkruar se ai gjysmë i përgjumur ngatërroi daljen nga dhoma.

Ajo ka shkruar në Facebook se është e vërtet që policia ka bastisur shtëpinë e vëllaut të saj por se gjykata ka vërtetuar sot se aty nuk është gjetur asgjë.

“Dje emri im dhe i familjes sime është lakuar në disa medie: Është e vërtetë se shtëpia e vëllaut tim është bastisur dje, por është e vërtetë se aty nuk është gjetur asgjë, këtë e ka vërtetuar sot edhe Gjykata. Vëllau im nuk akuzohet për asgjë. Është e vërtetë se ai ka pësuar lëndime serioze dje, por është e vërtetë se ai nuk ka tentuar t’i ikë arrestimit. Gjysmë i përgjumur ( në jerem) ai ka ngatërruar daljen nga dhoma. Vëllau është jashtë rrezikut për jetë por me lëndime serioze të boshtit kurrizor. Dua t’i falënderoj mjekët e Emergjencës dhe të Klinikës së Ortopedisë spinale për kujdesin e treguar. Mediat e kanë për detyrë të informojnë publikun drejt dhe në mënyrë profesionale, por nganjëherë në ngutje për të bërë “lajme ekskluzive” shkelin çdo etike e parim gazetaresk siç ndodhi nga disa mediume edhe dje. Sidoqoftë, unë do vazhdoj të angazhohem për lirinë e medias edhe atëherë kur sulmohem padrejtësisht”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, Policia e thotë të kundërtën.

“Vlen të ceket se gjatë kontrolleve, në njërin nga lokacionet, një i dyshuar, në tentim për të ikur ka kërcyer nga një lartësi e shtëpisë dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.