ATK e OEK diskutojnë me përfaqësuesit nga sektori i ndërtimtarisë

Sot Drejtori Ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj dhe Drejtor Ekzekutiv Sami Salihu kanë mbajtur takim me tatimpagues nga sektori i ndërtimtarisë. Në këtë diskutim të organizuar nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, u diskutua rreth përmirësimit të përmbushjes tatimore në sektorin e ndërtimtarisë, si njëri ndër sektorët me risk të konsiderueshëm.

Drejtori Murtezaj, gjatë fjalës së tij, vlerësoi bashkëpunimin e institucionit që drejton dhe komunitetit të bizneseve, pasi që sipas tij kjo është mënyra e vetme përmes së cilës më së lehti dhe në mënyrë profesionale mund të adresohen dhe zgjidhen të gjitha pengesat dhe shqetësimet që mund t’i kenë tatimpaguesit në raport me procedurat tatimore.

Ai përmendi qasjen e ATK-së karshi tatimpaguesve të këtij sektori, të cilët kanë tendencë të mos- deklarimit të saktë të obligimeve tatimore. Drejtori potencoj se ATK është duke implementuar projektin e Ndërtimtarisë, nga i cili deri me tani kemi arritur që të kemi rritje të përmbushjes tatimore.

Nga ana tjetër zëvendësdrejtori Salihu, gjatë pjesës së diskutimit me pjesëmarrësit foli rreth qëllimit të projektit, por edhe rreth vështirësive me të cilat ATK ballafaqohet me këtë sektorë, si dhe gjendjen aktuale që kemi në teren, ku dihet se tani veç jemi në sezonin, kur ky sektorë rrit aktivitetin e tyre.

Ndërkaq, Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarisë, Faton Hoxha tha se për shkak të ndjeshmërisë dhe natyrës se aktivitetit që ka ky sektorë, shpreson që të kenë bashkëpunime të niveleve të tjera, të cilat u mundësojnë efikasitet me të shpejtë në çfarëdo çështje që mund t’a kenë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.