Vdes specialisti i Pulmologjisë, Dr. Visar Shehu

Specialisti i Pulmologjisë dhe njëherësh profesori universitar, Visar Shehu, ka vdekur.

Kështu ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës.

OMK thekson se Shehu u ka shërbyer qytetarëve në spitalin Maltepe në Stamboll dhe së fundi ka punuar në Kolegjin AAB si mësimdhënës.

“Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij!”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.