Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, është pyetur sot në një konferencë për media në lidhje me postimin që ishte bërë në faqen e Vetëvendosjes, ku thuhej se Kosova ka përfituar e vetme 4,2 miliardë euro në lidhje me Programin e BE-së “Tregu i Përbashkët”.
Pas reagimeve në medie, ky postim është larguar.
Hajdari tha se MINT nuk e ka ndryshuar njoftimin në lidhje me këtë program, e për postimin e partisë të cilës i takon, ajo kërkoi që të pyetet Vetëvendosje.
“Unë mendoj se postimin tonë s’e keni lexuar dhe s’e keni kuptuar, sepse Ministria ka njoftuar shumë qartë. Është i vetmi postim dhe i fundit që është dhënë për këtë program. Unë po të flas në emër të ministrisë, ti shko pyete partinë”, iu përgjigj ajo.
“Nëse ka ndodhur ndonjë gabim teknik që unë nuk e di, nëse ka ndodh diçka prej partisë ju lutem pyetne partinë. Unë nuk e di që ka ndodh ndonjë rishikim. Ju lutem mos spekuloni nuk kemi ndryshuar, është i vetmi postim që e kemi dhënë dhe i fundit”, tha ajo.
Ministrja Hajdari tha se përgjatë mandatit dyvjeçar në Kosovë janë regjistruar mbi 2100 biznese të huaja.
“Përgjatë mandatit dyvjeçar kemi 2173 biznese me pronar të huaj; pjesa me e madhe nga Gjermania – 295 biznese; 29 biznese nga Britania; 42 biznese nga Austria…”