/

Vitia: Mjekësia familjare është zemra dhe skeleti i sistemit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në Ditën Botërore të Mjekëve familjarë ka vlerësuar lartë kontributin e tyre në Kosovë.

Vitia vlerëson se Qendrat e Mjekësisë Familjare janë adresa e parë e qytetarëve për shëndetin e tyre, ndërsa roli i ekipeve të kujdesit parësor për ofrimin e shërbimeve shëndetësore është i një rëndësie të veçantë.

Më tej, Vitia ka theksuar se ministria në politikat e saj, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë Kujdesit Parësor Shëndetësor.

“Me qëllim të zgjerimit të gamës së shërbimeve dhe ngritjes së cilësisë, nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë janë ndarë 3.4 milionë euro për vizitat në shtëpi për kujdes ndaj nënës dhe fëmijës. Për vizitat në shtëpi për kujdesin paliativ, janë ndarë 2.2 milionë euro. Gjithashtu, janë siguruar pajisjet për shërbimin akut emergjent në 34 komuna. Janë ndarë 2.4 milionë euro për 299 pozita të mjekëve, ndërsa koeficienti i ri më së miri e ka adresuar dhe ka rritur nivelin e rrogave të personeli shëndetësor. Si mjek dhe ministër i Shëndetësisë, kisha dashur të ishin akoma më të larta”.

“Mirëpo, kjo kategori ka përfituar pagat më të larta nga ky koeficient, ndërsa profesionistët shëndetësor në Kosovë sot gëzojnë pagat më dinjitoze në rajon, në sektorin publik”, tha Vitia.

Ai theksoi faktin se gjatë vitit 2023 është dyfishuar buxheti për Listë të Barnave Esenciale për Kujdesin Parësor Shëndetësor, nga 11 milionë në 21 milionë euro me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve që është qëllimi kryesor i të gjithë neve.

“Jemi përkujdesur që institucionet e kujdesit parësor shëndetësore të furnizohen me insulina sipas planifikimit, ndërsa niveli i furnizimit me insulina ka qenë 100%”, tha Vitia.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.