Kosova nikoqire në “Defender Europe 2023”

Si nikoqire në ushtrimin ndërkombëtar, Kosova të dielën mbajti ceremoninë e hapjes së stërvitjeve ushtarake të ushtrisë amerikane dhe NATO-s në Evropë, “Defender Europe 2023”.

Njëra ndër stërvitjet më të mëdha ushtarake, u organizua për herë të parë në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

Kjo ceremoni filloi me himinin e Kosovës.

Derisa e para që mori fjalën ishte Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo tha se ky ushtrim tregon që forca e vendit nuk qëndron vetëm te fuqitë e armëve, por në lidhjet dhe aleancat që ndërton.

E tutje, shefi i qeverisë, Albin Kurti tha se kjo është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

I pranishëm në këtë organizim ishte edhe ambasadori i SHBA-vë në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai theksoi se është vizioni i përbashkët që Kosova të transformohet në një eksportuese të sigurisë.

“Në këtë ushtrim mbi 9000 personalë ushtarakë amerikanë i bashkohen afro 17 mijë ushtarakëve të dhjetëra shteteve tjera. Ky model i mbrojtjes kolektive është i kundërt me tjerët që i përdorin. Fuqizojmë e përforcojmë aleatët tanë në gjithë rajonin. Jemi shumë mirënjohës të shohim FSK-në si kontribuuesen më të madhe të rajonit me mbi 1300 ushtarakë që marrin pjesë në këtë ushtrim”, tha ambasdori.

Ndërkaq, nga 25 vende pjesëmarrëse, Ministri I Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se Kosova është vendi i katërt me më së shumti ushtarakë.

Me përfundimin e ceremonisë zyrtare, krerët e vendit panë paisjet dhe automjetet e FSK-së, derisa me tej ata vizituan edhe prodhuesit vendorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.