Pse duhet të hani qershi para gjumit?

Nuk ka njeri që të mos jetë i marrosur pas qershive. Është e pamundur të mos hutohesh nga larmia e nuancave të së kuqes në treg.

Vlerat dhe vetitë e qershive

Qershitë përmbajnë vitaminë A, vitaminë C dhe kalium. Vlerat shëndetësore që merr nga konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamin A dhe vitaminë C përfshijnë: një sistem imunitar të përmirësuar, veti superiore të shërimit të plagëve dhe shikueshmëri më të qartë veçanërisht në kushte kur drita është e kufizuar.

Konsumimi i ushqimeve të pasura me kalium ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të formimit të gurëve në veshka. Qershitë janë një burim i pasur i antioksidantëve të fuqishëm që kryesisht gjenden në frutat dhe perimet që kanë ngjyrë të kuqe, vjollcë apo të errët.Një ushqim i pasur me antioksidantë ul rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare. Konsumimi i qershive ka gjetur jehonë për shkak edhe të çlirimit të dhimbjeve nga sëmundje si artriti. Kohët e fundit, është zbuluar që qershitë luftojnë pagjumësinë dhe dhimbjet muskulare. Kjo falë natyrës anti-inflamacion të vitaminës C dhe antioksidantëve.

Ndihmojnë me gjumin

Sipas studimeve, vlerat anti-inflamatore të qershive ju ndihmojnë të flini më mirë. Në ditët e ngrohta qershitë janë një zgjidhje jashtëzakonisht e shijshme dhe freskuese. Zëvëndësoni ushqimin e darkës me këto fruta që bëjnë një ndryshim thelbësor në shëndetin tuaj.

Shuajnë dhimbjet fizike

Qershitë janë natyralisht të pasura me kalium që përçon impulset elektrike në të gjithë trupin. Ky mineral ndihmon në ruajtjen e tensionit të gjakut, me hidratimin, rimëkëmbjen e muskujve, impulse nervore, tretjen, rrahet e zemrës dhe ekuilibrin e pehashit. Në një gotë me qershi gjeni 330 miligramë kalium që përbën 10% të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.

Luftojnë inflamacionin

Studimet kanë treguar që antioksidantët te qershitë mund të pakësojnë dhimbjet dhe zvogëlojnë inflamacionin e shkaktuar nga osteoartriti.

Forcojnë imunitetin

Si të gjitha frutat dhe perimet, qershitë janë të pasura me doza të mëdha antioksidantësh dhe përbërësish që luftojnë virozat. Flavonoidët, antioksidantë që gjenden tek qershitë, luftojnë infeksionet në shumë nivele. Studimet kanë treguar që këto elemente kanë një ndikim domethënës në funksionet e sistemit tonë imunitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.