Nga Fadil Maloku
Ju historianët, diplomatët e në veçanti ju politikanë që e keni fuqinë e vendimarrjes politike në këto orë të liga për kërcënimet dhe rreziqet për shtetësinë dhe kombin shqiptarë, duhet të keni vëmendjen dhe të kuptoni sa më qartë përgjegjësinë që e keni ndaj brezave qē po vijnë. Sepse, Modeli i Asociacionit, qē po përkrahet fuqishëm si nga Washingtoni( Hill, Hovenier, Escobar etj.) dhe Brukseli (Borrell, Lajcak,etj.), po shihet ashiqare që ështē MË SHUMË SE REPUBLIKA SERPSKA II!? Asociacioni, shikuar nga një këndvështrim më i gjerë, është thjeshtë një “trampolinë” kalimtare dhe një “guide” sociale cila do u shërbej ekskluzivisht vetëm interesave ortodokse, apo botës serbo- greko-ruse, për pushtimet e ardhshme të trojeve shqiptare…
Shikuar nga “dioptëria rajonale”, po pse jo edhe perspektiva kontinentale, ky “Projekt” afatgjatë i (përpunuar deri në detaje … duke mos e përjashtuar as “shkopin” e korruptuar, e as “karrotën” e dendur makiaveliste pra, përdorimin e gjitha mjeteve!) diplomacisë serbo – ruse është synim e ambicie kryesore e këtij shekulli!
Ideja, është që gjitha trojet shqiptare (shkaku i përkatësisë së tyre fetare islame) të “mirëmbahen” (lexo; sundohen e kontrollohen) nga “bota ortodokse”. Nga grekofilët në jug të gadishullit, e ruso serbët nga veriu! Shqiptarët, sikurse në kohën e At Gjergj Fishtes, (kur e deklaron atë thënien tejkohore, se; “Na Kristianët, do ti shkriejmë kryqet tona dhe do ti bajmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë musliman shqiptarë””), në këto orë tē liga, kur e gjithē bota po ristrukturohet dhe ridimensionohet, DUHET TË JENĒ UNIK dhe të mos bien pre e provokimeve pseudofetare…
Shqiptarët, sikurse në kohën e At Gjergj Fishtes, (kur e deklaron atë thënien tejkohore, se; “Na Kristianët, do ti shkriejmë kryqet tona dhe do ti bajmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë musliman shqiptarë””), në këto orë tē liga, kur e gjithē bota po ristrukturohet dhe ridimensionohet, DUHET TË JENĒ UNIK dhe të mos bien pre e provokimeve pseudofetare…