Agim Bahtiri i shkon në zyrë si mysafir i parë Kryetarit të Zubin Potokut

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka shkuar në zyrë Kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, disa orë pasi ky hyri në zyrën e kryetarit, nën përcjelljen e Policisë.

Bahtiri ka thënë se ishte i nderuar që ishte mysafiri i parë i kryetarit Zeqiri, derisa ka publikuar edhe një fotografi me të, raporton DTV.

“Pavarësisht tensioneve që po tentojnë të krijojnë strukturat paralele serbe në veri të vendit, kryetari i komunës së Zubin Potokut z. Izmir Zeqiri, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka hyrë në objektin komunal dhe prej sot e tutje do të vazhdoj të punojë fuqishëm për komunen të cilën e udhëheq. Kjo dëshmon edhe njëherë faktin se askush nuk mund ta ndalë vullnetin e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Isha i nderuar që të jem sot mysafir i parë në zyren e kryetarit Zeqiri për t’ia uruar postin”, ka shkruar Bahtiri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.