/

Kurti e takon kampionin e super-ligës në basketboll, Klubin e Basketbollit Peja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti dje në takim kampionët e këtij edicioni të super-ligës së basketbollit në Kosovë, Klubin e Basketbollit Peja.

Në ambientin e zyrës së tij, kryeministri vuri theksin te fakti se edicioni i sivjetmë i super-ligës ka rikthyer basketbollin në vëmendjen e secilit prej nesh, duke potencuar kështu se rritja e shikueshmërisë dhe mbështetjes për sportin lokal, sinjalizon drejtimin e duhur të zhvillimit të sportit në nivel shtetëror. Ai uroi drejtuesit dhe lojtarët e Klubit të Basketbollit Peja për arritjen në këtë sezon dhe u dëshiroi edhe më shumë suksese në të ardhmen. Po ashtu theksoi se si Qeveri jemi të interesuar që ta forcojmë sa më shumë sportin, i cila ka shumë rëndësi për rininë dhe për shëndetin, por edhe për afirmimin e Shtetit.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. Ndërkaq, përveç lojtarëve të KB Peja, të pranishëm ishin edhe drejtuesit e këtij klubi, Presidenti, Fatmir Gashi dhe zëvendëspresidenti Egzon Burri.

KB Peja, të cilët shënuan 30-vjetorin e themelimit, kanë rrugëtim të gjatë të sukseseve në basketbollin vendor. Ishte edicioni 1992/1993 kur Peja fitoi titullin e parë të kampionit, ndërsa 2022/2023 e bën atë shtatë herë kampion të Kosovës.​

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.