Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në emisionin Puro Debat, të Milaim Zekës, i cili transmetohet në televizionin DTV, ka folur për gjendjen aktuale që po ndodhë në veri, ku kemi tensione të mëdha të grupeve serbe, pasi nuk po pranojnë kryetarët e komunave të cilët janë shqiptarë.
Zemaj flet për sjelljen e Qeverisë Kurti dhe reagimin e ashpër të SHBA-ve kundër Kosovës.
Ai thotë se sjellja e Qeverisë më shumë ka nuanca të patriotizmi, demagogjisë dhe popullizmit, që sipas tij, kanë përfunduar me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai shton se Qeveria duhet të ketë çasje shtetformuese.
“Sot jemi në një situatë ku dallimet tona janë mes dhunës që ushtrohet nga kriminelët serbë dhe asaj që quhet dhunë diplomatike institucionale për të vendosur kryetar të cilët e kanë mandatin legal, por nuk e kanë mbështetjen popullore. Ndoshta edhe kjo e ka shty, sidomos këtë gjuhë sekretarin e Shtetit Amerikan që të jetë i drejtpër drejt. Më vjen keq që Kosova ka ardhur pas shumë e shumë vitesh ta ketë një raport të tillë me SHBA-në dhe duhet të kemi një syqelësi të kësaj Qeveria dhe për këtë arsye kemi bë thirrje nga dita e parë që të kemi një koordinim të plotë me SHBA dhe me partnerët tjerë që mos të vijmë në një situatë ku nga politika e brendshe dhe nga disfavoret që i ka nga ndikimet globale Vuçiqi të shndërrohet në një far lloj mbrojtësi i komuniteti serb, duke tentuar që ata ti qet në anën e viktimës dhe neve të na vendos të dhunshëm dhe agresor për territorin dhe për tendencës për të ushtruar ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në atë pjesë dhe ai t’i përdorë për politikat e brendhsme”, thotë Zemaj.
Ai shton se sjellja e Qeverisë është në kundërshtim të plotë me ecjen e Kosovës që nga kërkesa e saj për liri e pavarësi dhe deri më tani.