Ylli i Real Madridit, Karim Benzema ka komentuar në lidhje me të ardhmen e tij.
‘Topi i Artë’ është pjesë e thashethemeve të shumta që e lidhin me një largim nga Real Madridi.
Benzema përflitet që mund të transferohet drejt Arabisë Saudite, pasi kontrata e tij i përfundon në qershor.
Së fundmi është vetë lojtari që ka komentuar në lidhje me situatën e tij.
Benzema është dekoruar me një trofe ‘Marca Leyenda’ dhe aty u përgjigj për të ardhmen e tij.
Ai tha që do jetë në Madrid dhe ajo që po flitet është interneti dhe jo realiteti.
“Qëndro apo largohem nga Real Madrid? Për momentin jam këtu… kemi një ndeshje të shtunën”.
“Flisni me tifozët e Madridit? Flisni për çfarë? Pse të flas për të ardhmen nëse jam në Madrid…”. “Kush po flet është interneti, dhe realiteti JO interneti”, ishin fjalët e francezit.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të vërtetë me yllin madrilen.